Luan ku je o trim?

Nga Luan Selfo
Luani ka humbur. Ju lut zotit dhe zoti i dha forcën për tu përballur me vështirësitë. I tha zotit më bëj luan dhe zoti e bëri luan, mbret të Savanës dhe të gjithë kafshëve që e rrethonin. Të gjithë i stepi kur lëshoi ulërimat e luanit, minjtë vrapuan të futeshin në skutat e tyre, ujqërit dhe ccakallët nuk dinin vend ku të futeshin. Hijenat rrinin në pritje të kafshonin mbeturinat që do ngeleshin nga preja që luani do gjuante. Por erdhi kjo ditë. Luani kishte vetëm ulërima. Pasi në shesh doli tufa e luanëve, na doli që luani ishte i rritur në kopsht zoologjik, një ngordhalaq i zgërlaqur frikacak dhe legen. Savanën e morrën në dorë ata që kishin zemrën dhe trupin e luanit. Ky i joni me trup luani dhe me zemër lepuri na doli një peçist lagjeje, që nën efektet e kokainës merrte forcën për të ulëritur, por deri këtu…
Luani ynë zgjebarak mori arratinë dhe nuk guxoi të ulërijë, por as të klithë nga frika se do e gjenin për ta shqyer si ushqim për hijenat.
Luan ku je? Na mori malli të dëgjojmë zërin tënd.







