Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËLubonja: Duhet një lëvizje që t’i thotë Ramës ‘v*ffanculo’

Lubonja: Duhet një lëvizje që t’i thotë Ramës ‘v*ffanculo’

Analisti Fatos Lubonja komentoi posterin e shumë diskutuar të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me gishtat e mesit lart.

Duke folur në News 24, analisti e cilësoi posterin normal, por varët sesi interpretohet dhe manipulohet në Shqipëri.

Sakaq, tha se ‘duhet të dalë një lëvizje që t’i thotë Ramës dhe qeverisë ‘vaffanculo’.

‘Kam debatuar në lidhje me gishtin e mesit. Është goxha e përdorur në Itali ‘vaffanculo’. Në Milano ka një skulpturë me gishtin e mesit lart si shenjë refuzimi të fuqisë së parasë. Është një mënyrë komunikimi agresiv që s’ka të keqe, por varet si interpretohet. Nuk e di sa është kuptuar dhe manipuluar për të thënë se është banale.

Duhet të kishte një lëvizje që të thotë ‘vaffanculo Ramës dhe qeverisë’. Këlliçi, duke qenë se është pak pjesë e klasës politike, stonon pak pasi edhe program nuk është për atë pastrimin e madh që ka nevojë Shqipëria.

Ne bëjmë sikur jemi në një fushatë elektorale, por kemi denoncime që nuk janë nga deklarata e Ramës. Transport publik falas, të bën të mendosh se vështirë të bëhet pasi zgjedhjet janë të rrezikuara. Nuk është një fushatë e drejtë. Është si një film që e kam parë dhe e di fundin.

Teza ime është që jo në çdo fushatë elektorale është I njëjti problem. Deri më 2013-2017, ka qenë ideja që Shqipëria bën zgjidhje që krijon rotacion. Tani është bërë një grusht shteti. Ajo që duhet bërë është ajo që duhej të ishte bërë. Ishte bashkimi i forcave opozitare që nesër të kenë mundësi të luftojnë. Është bërë thërrmimi i opozitës, që me diskursin e tyre çorientojnë zgjedhësin nga eliminimi i grushtit të shtetit.

Kandidatët i shoh nën hijen e posterit të Ramës që thotë ‘më votoni mua me ngjyra lart, ose këta të dy me të zezë poshtë’. Të mazhoranca shoh atë që thonë ‘ne kemi qeverisur mirë dhe do vijojmë’, s’ka premtime të reja. Janë të bindur se kanë punuar për të fituar zgjidhjet pasi nuk ka zgjedhje të lira. Tirana po bëhet e pabanueshme për shkak të betonit që po hidhet për të pastruar paratë. Nuk ka hapësirë të gjelbër, parqe, askush nuk i mendon këto që janë të rëndësishme. Këta që mendojnë të blejnë një apartament, janë rritur shumë çmimet. Këto ulërasin për frenimin e tij dhe ndëshkim’, tha Lubonja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME