Policia Rrugore ka kryer kontrolle me mjete inteligjente, dronë, kamera e radarë automatikë dhe ka zbuluar se një drejtues që po drejtonte automjetin luksoz tip ‘”Porsche” po lëvizte me shpejtësi deri në 184 km/h në Bypass-in e Fierit.
tij iu pezullua patenta dhe u gjobit me 40 mijë lekë. Ndërsa një tjetër që drejtonte automjetin tip ‘Volkswagen’ po lëvizte me shpejtësi deri në 156 km/h në Rrugën e Kombit. Edhe atij iu pezullua leja e drejtimit dhe u gjobit me 30 mijë lekë.
Ndërkaq policia njofton se 16 shoferëve u janë vënë në prangat e policisë gjatë 72 orëve të fundit pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.