Makinat përplasen nga trajleri, në Fier Shegan – Kuçovë

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 12.30 në rrugën nacionale Fier-Shegan- Kuçovë.
Një automjet i tonazhit të rëndë( trajl) ka shkaktuar një aksident midis disa automjeteve. Dy automjete që ende nuk dihet sesi janë përplasur, mes tyre apo nga Trajli janë dëmtuar rëndë ndërsa një e re ka përfunduar në spital me dëmtime të konsiderueshme. Ambulanca e thirrur ka marrë me urgjencë drejtuesen e një prej automjeteve për t’a transportuar në spitalin e Lushnjes. Automjeti i të dëmtuarës është përplasur me shtyllën e tensionit të mesëm ndërsa mjeti tjetër tip Audi ka dëme materiale.
Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur procedurat për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që kanë nisur kërkimin e trajlit i cili pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.
Priten detaje të tjera për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti në këtë rrugë nacionale tepër të frekuentuar që lidh zonën e Kuçovës me Lushnje.







