Fier – 300 familje në fshatin Mrbostar Ura në Fier, nuk kanë kanalizime për ujërat e zeza. Bashkisë i kanë bërë kërkesa të shpeshta për zgjidhjen e problemit, por sipas banorëve, deri më tani nuk është dhënë zgjidhje.
Për banorët e lagjes “Grëmllarë” në Mbrostar Ura, ujërat e zeza janë kthyer në makth, për shkak të mungesës së kanalizimeve. 300 familje të kësaj lagjje, shprehen se kanë kërkuar gjithmonë nga bashkia të ndërhyjë pë këtë problem por zgjidhje nuk kanë gjetur.
Pak kohë më parë, në zonë u ivestua për rehabilitimin e rrugës, por nuk iu dha zgjidhje problemit të kanalizimeve.
Stina e nxehtë e verës, sjell si pasojë edhe mungesën e ujit të pijshëm për banorët.
Kjo zonë ndodhet vetëm pak km larg qendrës së Fierit, por as ky fakt duket se nuk ka mjaftuar që bashkia të kthejë vëmendjen nga banorët e Mbrostarit./Syri