Ndërkohë që afganët në Shqipëri janë hedhur në protesta për kushtet dhe mungesën e sigurisë për zhvendosjen e tyre, kryeministri Edi Rama ka marrë një çmim në SHBA për pritjen e tyre.
Për ironi mu kujtua shprehja e Kryeministrti Rama që e ka përdoruar saherë , “Të kesh dy, një ta çash dhe një ta mbash”. Të drejt ke, merr çmimin në Amerikë për pritjen e avganëve për sigurinë e tyre, ndërsa ata protestojnë në Shqipëri.
Që kur doli partizan për pritjen e tyre, Rama e përdori këtë rast për kredo politike.
Ai vazhdon ta përdorë këtë çështje për vlerësim ndërkombëtar, kur afganët janë në protestë.
Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin “Joan Ganz Cooney Global Leadership Aëard” në darkën vjetore të Sesame Workshop për pritjen që vendi ynë i bëri shtetasve afganë të ikur nga vendi i tyre për shkak të dhunës së talebanëve.
Gjatë mesazhit të tij, pas marrjes së çmimit, Rama tha se ajo çfarë ndjeu përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”.
Ai theksoi se përgjigjen e dyerve të hapura për afganët e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.