Meghan Markle është përballur me muaj të vështirë kohët e fundit, por gjërat mund të ndryshojnë për Dukeshën e Sussex-it. Spekulimet janë shtuar se Meghan Markle do të kthehet në Instagram dhe do të rihapë blogun e saj të njohur The Tig, me një eksperte të PR që sugjeron se ajo të kapërcejë kunatën e saj Kate Middleton kur bëhet fjalë për popullaritetin.
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se Kate dhe bashkëshorti i saj Princi Uilliam kanë dalë përpara për sa i përket popullaritetit në publik. Megjithatë, PR për yjet Mayah Riaz beson se kjo së shpejti do të ndryshojë. Duke folur ekskluzivisht për The Mirror, ajo tha:
”Nuk ka dyshim që kur Meghan t’i bashkohet sërish Instagramit, ajo do të kalojë Kate për sa i përket popullaritetit. Instagrami i Kate është i kuruar me saktësi të madhe. Ka gjëra që Kate nuk është në gjendje t’i postojë”,-tha ajo.
Meghan u largua nga Familja Mbretërore tre vjet më parë, përpara se të transferohej në Amerikë me bashkëshortin e saj Princin Harry. Mayah tha se kjo do ta lejojë Meghan të “postojë atë që dëshiron”.