Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdërron jetë në Gjermani 33 vjeçari nga Frakulla, dyshohet vet*rasje (foto)

Ndërron jetë në Gjermani 33 vjeçari nga Frakulla, dyshohet vet*rasje (foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë ku 33 – vjecari , Dritan Lalaj, me origjinë nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë.

Sipas burimeve kofidenciale, policia gjermane gjeti trupin e tij në banesë , në datën 1 nëntor dhe dyshimet paraprake janë se mund të ketë kryer vetëvrasje, akt që e ka ndërmarrë disa herë para se ti jepte fund jetës.

Po sipas të afërmve , i riu i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë.

Komuniteti shqiptar ka mbledhur fonde për të mundësuar dërgimin e trupit pranë familjes e cila është në kushte të mjerueshme ekonomike. Trupi i pajetë i 33 – vjecarit pritet të mbërrijë në Shqipëri pas disa ditësh , ndërkohë që mësojmë se ai ishte djali i vetëm i familjes.

5 vite më parë nëna e tij ka ndërruar jetë , ndërsa tashmë babai i sëmurë dhe pa të ardhura , Gori Lalaj, mbetet vetëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME