Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: “Koha të bashkohemi të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake”

Meta: “Koha të bashkohemi të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar kloun të papërgjegjshëm kryeministrin Edi Rama. Ai bëri thirrje për bashkim pa dallim partiake dhe politike. Meta tha se është një betejë për ekzistencën e kombit, lirinë dhe dinjitetin.

“E lavdërove vendimin e Gjykatës Kushtetuese për detin, shumë mirë bërë se ashtu të interesonte atëherë kur e bërë vetë, por do vijë dita të raportosh se sa herë e ke shkelur dhe e ke dhunuar për shkak të korrupsionit tënd, për shkak të atyre 300 mld eurove që janë atje dhe që kërkon dhe ti pjesën tënde, në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj është në një panik të madh. Sondazhet i dalin mirë se i bën vetë. E keni parë sa bukur i bën. Po ku të gjejë Shqipëria një kloun më të papërgjegjshëm se ty më. Italia i mbajti 4 vjet dhe i përzuri. Është koha të bashkohemi të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake dhe politike. Ka vetëm një ndarje sot themelore dhe ekzistenciale, ajo mes shqiptarëve dhe patronazhistëve sepse patronazhistët jam i sigurt se janë shumë të palumtur, jo vetëm për pagat që iu jepen e kanë kuptuar dhe ata se kështu nuk mund të vazhdohet. Kjo është një betejë mes lirisë dhe dinjitetit, midis frikës dhe pasigurisë. Është një betejë që do ta fitojë liria sezbën dhe dinjiteti i shqiptarit të ndershëm dhe patriot sepse është betejë për ekzistencë të kombit tonë”, tha Meta.

Ai theksoi se Partia e Lirisë është e vendosur për të garantuar zbatimin e referendumit që është në Kushtetutë, që të mos dalë më sistemi demokratik jashtë loje dhe bashkë me të i gjithë populli, dhe të kapet shteti nga një bandë siç është kapur nga sekti i Rilindjes.

“2/3 e qytetarëve të Shqipërisë, mbi 66%  jetojnë në kufirin e varfërisë. Vendi me varfërinë më të lartë në rajon. Mësuesit e Shqipërisë më të keqpaguarit sipas statistikave të BE-së. Ku ta ketë mendjen mësuesi, të gjejë ushqim, veshmbathje e mjete për t’u rritur e mësuar fëmija i tij, apo të jetë i përqendruar dhe të kujdeset për fëmijët tuaj. Kur flasim për mësuesit, një shtresë e nderuar, ju e kuptoni se çfarë ndodh me shtresat e tjera”, u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME