Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËDrejtësia e kapur plotësisht nga Edi Rama dhe shpikja e ‘lojës së...

Drejtësia e kapur plotësisht nga Edi Rama dhe shpikja e ‘lojës së luftave’

Në manualin e shkencave politike, ka një parim që vlen gjithmonë për qeverisjet e propagandës.

Nëse do të tërheqësh vëmendjen nga një problem i vërtetë dhe i thellë, atëherë shpik një luftë.

Në ditët e sotme, Edi Ramës i bie shpesh të përdorë termin ‘luftë’, por këto ditë mediat pranë tij po përpiqen që të flasin për një luftë të ftohtë mes tij dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Kjo e fundit po i shkon nga pas lojës së luftës, në përpjekje për të maskuar atë që është problemi më i madh: kapja e plotë e drejtësisë nga Edi Rama.

Ajo që dihej dhe ndjehej prej kohësh, nuk ka nevojë më as për luftë dhe as për propagandë.

Shqiptarët nuk mund të mashtrohen më. Në një sondazh të publikuar mbrëmë, ata janë shprehur qartë se drejtësia jo vetëm nuk është bërë më mirë, por ajo është më keq se ka qenë.

Të gjithë të dhënat që dalin nga ai sondazh tregojnë të vërtetën e hidhur, se miliardat e hedhura pas iniciativës së fondacionit të Sorosit, kanë shkuar për të bërë Edi Ramën më të fortë.

Drejtësia jo vetëm nuk është bërë më e pavarur, por ajo është bërë edhe më e paaftë. Kur ideja e reformës në drejtësi iu propozua vendeve të tjera, askush nuk pranoi sepse e dinte se drejtësia do shkonte si llokum në gojën e më të fuqishmit në vend.

Mbi të gjitha, në drejtësi do mbeteshin jo vetëm ushtarë të pushtetit kryeministror, por ushtarë të paaftë.

Ajo që ishte paralajmëruar, u bë realitet dhe shqiptarët e kanë kuptuar më mirë se të gjithë.

Tani që shqiptarët ‘e varrosën’ reformën në drejtësi, një lojë luftash po shpiket për të treguar se ajo që ka vdekur, akoma po merr frymë. Është thjesht një manipulim që shërben më shumë për të treguar se i kujt është faji për këtë dështim me pasoja katastrofike.

Flakeni manualin e propagandës politike, shqiptarët e kanë kuptuar lojën./syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME