Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta-qeverisë: Mbështeteni Kosovën të ketë sukses në Këshillin e Europës

Meta-qeverisë: Mbështeteni Kosovën të ketë sukses në Këshillin e Europës

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje, qeverisë shqiptare, të mobilizohet dhe të bëjë çdo përpjekje për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ku sapo aplikoi për anëtarësim dhe ka mundësi për të fituar.

Në thirrjen e tij publikuar sot në Fb, kreu i shtetit shqiptar shkroi:

“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova – anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME