Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËMeta: SPAK duhet të hetojë aferën korruptive shtetërore “Mc Gonigal”

Meta: SPAK duhet të hetojë aferën korruptive shtetërore “Mc Gonigal”

Nga Ilir Meta-

Përballë fakteve shokuese, që zbulohen çdo ditë, drejtësia shqiptare duhet të nisë urgjentisht hetimet për Kryeministrin e implikuar drejtpërdrejt në aferën shumë të rëndë korruptive shtetërore “Mc Gonigal”.

SPAK duhet të kishte nisur me kohë hetimet shumë të thelluara përballë këtij skandali, që e ka shndërruar institucionin e Kryeministrit në një çerdhe korrupsioni, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave duke korruptuar edhe zyrtarë të lartë si Mc Gonigal.

SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur deri në fund këtë skandal kaq të rëndë, në dritën e provave të pakundërshtueshme të zbuluara nga drejtësia amerikane.

Ky komunikim i SPAK me drejtësinë amerikane me qëllim zbardhjen e veprimtarisë antishtetërore dhe korruptive të Edi Ramës është një detyrim ligjor i pashmangshëm për të.

Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme.

Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME