AKTUALITET

Muka: Rama i izoluar nga studentët! Dialogu i vetëm, dorëheqja!

Ish-zëvendësministri i Arsimit, pedagogu Taulant Muka, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama nga protesta para Kryeministrisë, ku studentët kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Duke folur për SYRI TV, Muka kritikoi gjithashtu reagimin e Ramës ndaj studentëve dhe ngriti akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë.

Muka deklaroi se Rama nuk po pranon realitetin dhe po shpërfill shqetësimet e të rinjve, ndërsa u shpreh se kryeministrit i ka mbetur vetëm një rrugë: dorëheqja.

Muka: Kryeministri i vendit nuk është më në gjendje psikologjike dhe mendore për të drejtuar vendin. Nuk është normale që kryeministri i vendit nuk pranon realitetin që nuk shikon atë që rinia po përjeton dhe nuk shikon kriminelët në qeveri, si Ulsi Manja, Ervin Demon, Taulant Ballën, Evis Kushin, Ogerta Manastirliun që janë hajdutë intelektualë dhe janë shitur si studentë ekselentë.

Të godasësh publikisht një student që e tregoi dhe vetë që është me 10-ta absolut dhe t’i thuash që je hajdut kjo ëshë marrëzi. I bëj thirrje që ai ka vetëm një dialog që duhet të marri dhe është konsulenca me mjekët specialistë dhe dorëheqja.

Nuk mundet që në gjendjen aktuale të çrregullimit emocional dhe luhatjeve psikologjike ai kryeministër të vazhdojë në krye të detyrës.

Ne duhet të kuptojmë se ky kryeministër është i izoluar jo vetëm kombëtarisht nga revolta studentore dhe  të gjithë shoqërisë por është i izoluar edhe ndërkombëtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button