Në Shqipëri po bëre emër dhe para në mënyrë të ligjshme ke telashe dhe sherre.
Ndaj për reperin shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy, nuk kanë të përfunduar problemet.
Brenda disa javësh Noizyt i kanë djegur për të disatën herë radhazi lokalin dhe një herë i dogjën makinën e nënës së tij.
Kësaj here reperit të njohur i kanë djegur automjetin luksoz, konkretisht Ferrarin, me të cilin ai është parë jo pak herë në publik.
Makinës me vlerë 300 mijë euro, të cilën Noizy e quante “Shakira”, i është vënë zjarri nga një i ri nga qyteti i Vlorës, i cili është vetëdorëzuar në polici, pasi kjo e fundit ka siguruar prova të mjaftueshme.
Kamerat e sigurisë e kanë filmuar të riun me iniciale S. K. duke ecur i qetë pranë automjetit dhe ai ka pranuar autorësinë, raporton BW.
Vlonjati ka deklaruar se është paguar 2 mijë euro nga një këngëtar që ndodhet jashtë Shqipërisë, me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë.