Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDigjen 4 makina në lagjen "Apolonia" në Fier (vidio)

Digjen 4 makina në lagjen “Apolonia” në Fier (vidio)

Fier – 4 automjete jane djegur si pasoje e nje zjarri gjate nates duke u gdhirë dita e sotme në lagjen “Apolonia” vetem pak metra larg godinës së SHIK-ut në Fier.

Tre automjete jane shkrumbuar plotesisht dhe nje tjeter me demtime te medha ne pjesen e perparme.

Makinat jane te markave Mercedes Benz, 2 Volzvagen dhe nje Nissan.

Nga zjarri jane rrezikuar edhe banesat nje pallat dhe nje shtepi private.

Zjarrfikesit kane bere te mundur shuarjen e flakeve , ndersa policia po heton per shkaqet e renies se zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 3 te mengjesit ne lagjen “Apolonia” ne qytetin e Fierit ku atomjetet kane qene te parkuara.

Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes nderkohë që pritet dhe sekuestrimi i kamerave per te pare se cilet kane qene autoret e kesaj zjarrevenie nese eshte zjarrevenie e qellimeshme

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar,
dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë  është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME