Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMENoizy/ Vlonjati i djeg Ferrarin luksoz, vetëdorëzohet në polic

Noizy/ Vlonjati i djeg Ferrarin luksoz, vetëdorëzohet në polic

Në Shqipëri po bëre emër dhe para në mënyrë të ligjshme ke telashe dhe sherre.

Ndaj për reperin shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy, nuk kanë të përfunduar problemet.

Brenda disa javësh Noizyt i kanë djegur për të disatën herë radhazi lokalin dhe një herë i dogjën makinën e nënës së tij.

Kësaj here reperit të njohur i kanë djegur automjetin luksoz, konkretisht Ferrarin, me të cilin ai është parë jo pak herë në publik.

Makinës me vlerë 300 mijë euro, të cilën Noizy e quante “Shakira”, i është vënë zjarri nga një i ri nga qyteti i Vlorës, i cili është vetëdorëzuar në polici, pasi kjo e fundit ka siguruar prova të mjaftueshme.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar të riun me iniciale S. K. duke ecur i qetë pranë automjetit dhe ai ka pranuar autorësinë, raporton BW.

Vlonjati ka deklaruar se është paguar 2 mijë euro nga një këngëtar që ndodhet jashtë Shqipërisë, me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME