Fier – Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Evidentohen dhe goditen 5 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Sekuestrohen sasi të këtyre lëndëve, fara të bimës narkotike cannabis sativa, peshore elektronike, armë sportive, 7 celularë, si dhe shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, kanë goditur 5 raste të tjera të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
-U arrestuan në flagrancë shtetasit Albano Mylka, 30 vjeç dhe Enkeljano Stefa, 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
-U arrestua shtetasi Olgert Prifti, 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Yzedin Veliu, 21 vjeç, banues në Fier, për shtetasin Igli Beqiraj, 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.