Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPedagogët: Studentët të na mirëkuptojnë, mblidhemi sërish më 17 tetor

Pedagogët: Studentët të na mirëkuptojnë, mblidhemi sërish më 17 tetor

Pedagogët nga të gjitha universitetet e vendit zhvilluan paraditen e sotme një protestë te sheshi Nënë Tereza para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në mbyllje të protestës ata deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndaj pohuan se do të mblidhen sërish më 17 tetor, datë kur është caktuar të nisë dhe viti i ri akademik.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të Universiteti Bujqësor i Tiranës njoftoi se do të ketë rritje deri në 7 % të pedagogëve, por pedagogët nuk e pranuan këtë ofertë, duke shtuar kryeministri duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të njihet me realitetin.

Duke pritur kryeministrin të realizojë kërkesën e ofertës tonë, me krizën që supozon kryeministri, ne i kemi ulur kërkesat tona. Duke ju falënderuar, nëse nuk kemi një përgjigje dinjitoze, në datën 17, do të jemi serish në protestë. Të jemi të qartë Sindikata i ka përkrahur protestat edhe të studentëve. Mendojmë që ato ishin të drejta”, tha kreu i Sindikatës se pedagogeve, Aleksandër Koçavi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME