Pedagogët: Studentët të na mirëkuptojnë, mblidhemi sërish më 17 tetor
![](https://i0.wp.com/alb365.com/wp-content/uploads/2022/10/ptot-640x480-1.jpg?resize=640%2C470&ssl=1)
Pedagogët nga të gjitha universitetet e vendit zhvilluan paraditen e sotme një protestë te sheshi Nënë Tereza para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në mbyllje të protestës ata deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndaj pohuan se do të mblidhen sërish më 17 tetor, datë kur është caktuar të nisë dhe viti i ri akademik.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të Universiteti Bujqësor i Tiranës njoftoi se do të ketë rritje deri në 7 % të pedagogëve, por pedagogët nuk e pranuan këtë ofertë, duke shtuar kryeministri duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të njihet me realitetin.
“Duke pritur kryeministrin të realizojë kërkesën e ofertës tonë, me krizën që supozon kryeministri, ne i kemi ulur kërkesat tona. Duke ju falënderuar, nëse nuk kemi një përgjigje dinjitoze, në datën 17, do të jemi serish në protestë. Të jemi të qartë Sindikata i ka përkrahur protestat edhe të studentëve. Mendojmë që ato ishin të drejta”, tha kreu i Sindikatës se pedagogeve, Aleksandër Koçavi.