Fier – Blutë njoftojnë se është bërë i mundur identifikimi i autorit të aksidentit me vdekje në aksin rrugor Levan-Novoselë.
Ngjarja ka ndodhur në datën 2 nëntor të këtij viti. Drejtuesi i mjetit është Selam Hekuran Cela, 58 vjeç.
Me automjetin e tij tip “Mercedez”, ai ka përplasur për vdekje të moshuarin Ylli Toska. Viktima lëvizte me biçikletë. Më pas Cela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Makina që shkaktoi aksidentin është gjetur në banesën e tij. Autori është ende në arrati.