Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta reagon mbi reportazhin e BBC: Shpopullimi, përgjegjësi e Ramës!

Meta reagon mbi reportazhin e BBC: Shpopullimi, përgjegjësi e Ramës!

Kryetari i PL, Ilir Meta, duke marrë shkas sot nga një reportazh i gjatë i BBC se si emigrantët shqiptarët rekrutohen prej bandave për të kaluar Kanalin anglez, me dëshmi nga pikat e nisjes në Francë dhe mbërritjes së tyre në Angli, me vizita në fshatrat e tyre që i kanë braktisur deri te Kryeministri shqiptar, ka përsëritur thirrjen se “përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit”.

Në shënimin e tij në Fv mbi artikullin e BBC, Ilir Meta shkruan:

Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë; 2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria si nga asnjë vend tjetër i rajonit nuk është faji i Britanisë së Madhe, siç vjell vrer pa fre Rama. Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve të shpresës.

Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME