Deputeti i PS-së Petro Koçi është hedhur në sulm kundër anëtarëve të Ballit Kombëtar, duke rikthyer akuzat e Partisë së Punës në vitin 2022, i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit.
Sipas Koçit, ballistët duhet të kërkojnë falje që bashkëpunuan me armikun dhe të rregullojnë edhe çështjen e marrëdhënieve në shërbim të një uniteti kombëtar.
Koçi: Ballistët nuk i solla unë por i gjeta në histori. Ballistë quhen ata që kanë qënë anëtarë të Ballit Kombëtar. Problemi është se çdo përpjekje për të mohuar vlerat e Antifashiste Luftës Nacional Çlirimtare është një përpjekje antikombëtar antishqiptare sepse në Luftës e Dytë Botërore shqiptarët në shumicë morën një vendim politik dhe ushtarak për të qëndruar në anën e duhur në frontin e bashkuar antifashist dhe antinazist dhe ata që kanë bashkëpunuar me fashizmin dhe nazizmin është mirë që të kërkojnë falje dhe të rregullojnë edhe çështjen e marrëdhënieve në shërbim të një uniteti kombëtar.