Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËHarta/ PD: Qarkut Fier ti shtohen 6 bashki Ardenicë, Levan, Cakran ...

Harta/ PD: Qarkut Fier ti shtohen 6 bashki Ardenicë, Levan, Cakran …

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme konkluzionet e grupit të punës që është marrë me hartimin e propozimeve për ndryshimin e Reformës Territoriale. Sipas selisë blu Shqipëria duhet të ketë në total 95 bashki asimetrike, nga 61 qe ka sot.

Pra demokratët propozojnë që të shtohen 34 njësi të tjera vendore.

Ylli Asllani, sekretar i PD shpjegoi kështu propozimin.

“Në projektin tonë kemi 95 bashki asimetrike. Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale. 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë.

Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bëhen 12, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bëhen 10, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bëhen 9, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bëhen 2, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi. 

Në Kukës nga 3 bëhen 5.” – u shpreh Asllani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME