
Banorët e Divjakës vijuan edhe këtë të martë protestën kundër projektit të qeverisë për bashkimin e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës. Protesta hyri në ditën e 12-të, ndërsa qytetarët kërkuan tërheqjen e projektit dhe ruajtjen e bashkisë së tyre.
Gjatë tubimit, folësit i bënë thirrje administratës së bashkisë dhe banorëve të tjerë që t’i bashkohen protestës, me qëllim rritjen e presionit ndaj qeverisë. Krahasuar me ditët e mëparshme, mbrëmjen e së martës pjesëmarrja ishte më e ulët, si në numrin e protestuesve, ashtu edhe të folësve.
Në përfundim, protestuesit marshuan në rrugët e qytetit, duke përsëritur thirrjet drejtuar banorëve të tjerë për t’iu bashkuar kauzës kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë







