AKTUALITET

Zjarret në Mallakastër dhe Patos, izolohet plotësisht vatra në zonën pyjore

Gjatë ditës së sotme është arritur të bëhet kontrolli dhe izolimi i plotë i vatrës së zjarrit në ekonominë pyjore Drenie-Lofkënd-Ngraçan dhe Gjinoqar.

Sipas raportimeve, pas ndërhyrjes së strukturave në terren, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa vatra e zjarrit është izoluar dhe nuk paraqet më rrezik për përhapje.

Monitorimi i vazhdueshëm i perimetrit të zonës së prekur do të vijojë, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të zjarrit dhe ndërhyrjen në kohë në rast nevoje.

Shtabi i emergjencave civile Fier

Duke falënderuar gjithsecilin që ka operuar sot në terren, por edhe gjatë ditëve të mëparshme, besoj se kemi arritur të vëmë nën kontroll një nga zjarret më të vështira në qarkun Fier.

Strukturat e bashkive Mallakastër dhe Patos do të jenë ne monitorim të vazhdueshëm ne gjithë perimetrin e vatrës së zjarrit.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për të gjitha trupat e Forcave të Armatosura, Bazën Ajrore Farkë, AKMC-në, Efektivet e Mzsh-ve, të cilat janë angazhuar këto ditë në terren.

Në veçanti, falënderoj Komandantin Gëzim Marku për mbështetjen, koordinimin dhe kurajën që na ka dhënë gjatë gjithë këtij operacioni.

Mirënjohje për Komandën Ajrore Farkë,Komandant Ervin Buzin dhe Bedri Kaloshin, për orët e gjata në fluturim dhe për efikasitetin e lartë të treguar në operacion.

Një falënderim i veçantë edhe për Ilirjan Hasanajn, i cili çdo ditë ishte aty me ne, duke ofruar mbështetje, koordinim dhe kurajë.

Falënderoj gjithashtu median lokale të Fierit për profesionalizmin e treguar në dhënien e informacionit dhe pasqyrimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button