Tre vatra aktive në Mallakastër, Patos dhe Roskovec – zjarri vijon të përparojë në disa fronte

Zjarri që prej ditësh ka përfshirë kodrat dhe masivet pyjore të zonës së Mallakastrës vijon të jetë aktiv në disa fronte. Flakët nisën fillimisht në fshatin Riban dhe më pas u përhapën drejt Panahorit, duke përfshirë masivin pyjor me pisha dhe duke vijuar në drejtim të Greshicës.
Zjarri është përhapur gjithashtu në krahun tjetër, në drejtim të Ngraçanit, Drenies dhe Vlloshit, duke krijuar një situatë të vështirë për forcat që po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas burimeve zyrtare nga Shtabi i Emergjencave Civile të Qarkut Fier, aktualisht raportohen tre vatra aktive, konkretisht në fshatrat Drenie, Ngraçan dhe Gjinoqarë.
Në fakt, bëhet fjalë për të njëjtin masiv pyjor zjarri, por për shkak të shtrirjes së tij në territorin e tre bashkive, Mallakastër, Patos dhe Roskovec, situata evidentohet zyrtarisht si tre vatra të ndryshme.
Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëseNë Drenie. bashkia Patos, operacioni viion nga toka me forcat ziarrfikëse dhe 30 efektive te FA-se, te mbështetur edhe nga nië autoambulancë ushtarake
Era e fortë vijon të favorizojë përhapjen e zjarrit, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka. Ndërkohë, operacioni për shuarjen e flakëve është mbështetur në mënyrë sistematike edhe nga ajri, me ndërhyrjen e helikopterëve dhe avionëve zjarrfikës.
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ne vatrene e zjarrit ne ekonomine pyjore Lofkend-Ngraçije, Bashkia Mallakster, ka filluar operacioni per izolinim e vatres se zjarrit me:
- 30 trupa te FA
- 10 Policia Bashkiake
- 15 Ndr. Sher. Publike
- 5 efektiv te Mzsh
- 1 automjet zjarrefikes.
Ne pjesen tjeter te vatres, ne drejtim te ekonomise pyjore Gjinoqare, po operojne strukturat e Mzsh Patos me dy mjete dhe 10 efektiv.
Vatra e zjarrit vazhdon te zgjeroj perimetrin, ne oret e para te mengjesit intesiteti eshte me i ulet.










