SPORT

Mourinho vendos veton! Endrick nuk largohet.

E ardhmja e Endrick ka marrë një kthesë të papritur në orët e fundit, pavarësisht interesimit të madh nga klubet europiane.

Sulmuesi brazilian ishte në qendër të zërave për një largim të mundshëm në formë huazimi.

Roma dhe Aston Villa kishin shfaqur interes serioz për ta marrë 19-vjeçarin për sezonin e ri.

Megjithatë, sipas “AS”, Real Madridi ka përjashtuar përfundimisht mundësinë e huazimit të tij.

Në këtë vendim një rol të rëndësishëm ka luajtur José Mourinho, i cili beson fuqishëm te potenciali i brazilianit.

Trajneri i Realit e sheh Endrick si një lojtar që mund të ketë ndikim të rëndësishëm gjatë sezonit.

I njëjti qëndrim duket se ndahet edhe nga presidenti Florentino Pérez.

Kreu i klubit madrilen e vlerëson maksimalisht talentin brazilian dhe nuk dëshiron ta humbasë në këtë fazë të karrierës.

Kështu, pavarësisht ofertave nga Roma dhe Aston Villa, Endrick pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabéu”.

Për brazilianin tashmë nis sfida më e madhe: të bindë Mourinho-n se meriton një rol të rëndësishëm në skuadër.

Vetë Endrick është gati ta pranojë këtë sfidë dhe të luftojë për minutat e tij.

Vendimi i Realit tregon qartë se klubi vazhdon të besojë te potenciali i sulmuesit të ri.

Tashmë topi është në fushën e Endrick, i cili duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të fituar besimin e trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button