Zjarri përfshin masivin me pisha në Peshtan të Fierit, fiket në mesnatë

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Peshan të Fierit, duke përfshirë një masiv me pisha dhe dhjetëra pemë vjeçare.
Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht tre automjete zjarrfikëse të Fierit, ndërsa po kërkohen përforcime edhe nga strukturat zjarrfikëse të Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit, për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas burimeve nga fshati Peshan, pranë zonës së përfshirë nga zjarri ndodhet edhe një stallë. Për momentin nuk dihet nëse në stallë ka bagëti dhe nëse ato rrezikohen nga flakët.
Banorët e fshatit janë bashkuar me forcat zjarrfikëse dhe po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Situata vështirësohet edhe nga era e fortë që po fryn në zonë, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera me bimësi.
Një tjetër problem për ndërhyrjen është terreni i vështirë. Ende nuk është e qartë nëse ekzistojnë rrugë të përshtatshme që lejojnë afrimin e automjeteve zjarrfikëse pranë vatrave të zjarrit, çka mund ta komplikojë ndjeshëm operacionin e shuarjes.
Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa pritet mbërritja e përforcimeve nga bashkitë fqinje.
Vatra e zjarrit në masivin pyjor tẽ Peshtanit ne Fier eshte neutralizuar pas nderhyrjes se shpejte te forcave zjarrfikese.
Nga zjarri i sotem , sipas bilancit paraprak te demeve, u dogj nje kasolle e braktisur dhe shtate dynyme shkurre.










