Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston 2 shtetas, një 20 vjeçar përndiqte të miturën

Policia arreston 2 shtetas, një 20 vjeçar përndiqte të miturën

Fier – Policia Fier ka ndaluar dy shtetas, një 20 vjeçar pasi dyshohet se përndiqte një të mitur me relefon celular dhe një 59 vjeçar se nuk ka lejuar zbatimin e vendimit të gjykatës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier ndaluan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Kallm i Madh, Fier, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 59 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi kryetari i Zyrës Përmbarimore Fier ka bërë kallëzim se ky shtetas ka penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për dhënien e tre fëmijëve të mitur, nënës së tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME