Thursday, November 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSezoni turistik nisi, Bisneset e plazhit të Semanit presin ti heqi bashkia...

Sezoni turistik nisi, Bisneset e plazhit të Semanit presin ti heqi bashkia ujin e gjolit

Fier – Bashkia Fier çeli sezonin turistik në plazhet e Darrëzezës e të Semanit por jo tek plazhi tradicional. 25 biznese që paguajne taksat dhe gjithë deryrimet por shërbimi nuk u ofrohet nga ana e bashkisë, thonë ata.

Një përfaqsi prej 8 pjestarësh e 25 bizneseve që operojnë cdo sezon veror në plazhin tradicional të Semanit për disa orë kanë qëndruar para bashkisë Fier në pritje për të kryer një takim me kryebashkiakun Armando Subashi.

Shkaku ka qënë sepse kryebashkiaku në 14 Maj çeli sezonin turistik në plazhin e Semanit por jo në atë tradicional ku operojnë 25 biznese por disa kilomwtra më tej.
I pyetur Subashi atë ditë se përse u çel ktu e jo tek plazhi tradicional ai u përgjigj se shkak ka qënë erozioni por dhe eksidentet me vdekje  mbytje në atë plazh.


Këtë gjë tregtarët e plazhit tradicional e hedhin poshtë duke thënë se një vit më parë e thanë ujit që në fillim të Majit dhe patëm sezon të mbar turistik sepse shkak ishte dhe shëmbja e urës së Darrëzezës. Këtë vit ujin  e lanë pa larguar dhe nuk kemi mundësi punësimi. Taksat  dhe të gjitha detyrimet e tjera i kemi paguar, të na jap zgjidhje ose të na njoftonte kohë më parë që nuk do të ket më shërbim  në plazhin e vjetër e të kishim marr masa mos të kryenim shpenzime e mos të paguanim taksa e tatime.

Përfaqësia e bizneseve të plazhit tradicional të Semanit qëndron para godinës së bashkisë në pritje të takimit me kryebashkiakun Subashi.

Takimi është kryer nga nënë kryetarja e bashkisë Enkelejda Peshkëpia dhe sipas përfaqësisë së biznesmenlve ajo do të vëri në dieni bordin dhe prefekturën dhe paraditen e së nesërmes do të shkojnë në një takim me bizneset që operojnë në ish plazhin e vjetër të Semanit në njësinë administrative Seman se cfarë dhe si do opetohet që ti japin zgjidhje problemit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME