Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbardhet ngjarja e '97/ Policia arreston Rapi Muçon për vrasje të mbetur...

Zbardhet ngjarja e ’97/ Policia arreston Rapi Muçon për vrasje të mbetur në tentativë

Fier – Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP Fier, operacioni policor i koduar “Vazhdimësia”.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 1997, në qytetin e Fierit.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë Fier, strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 24.06.1997, në Fier, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Kujtim Xhema që e ka pasur koleg pune, pohojnë burime informacioni. I plagosuri në atë kohë nga Kutallia e Beratit banonte në Sheq të Madh në Fier por pas konfliktit janë larguar nga Sheqi i Madh për të jetuar në një vend tjetër për shkak të ndonjë hakmarrje të mundëshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Rapi Muço autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila i ka vendosur shtetasit Rapi Muça 49 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME