Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPolitika e frikësuar nga pjesmarrja e ulët në votime

Politika e frikësuar nga pjesmarrja e ulët në votime

Të gjitha partitë po u bëjnë thirrje simpatizantëve të tyre që të dalin për të votuar, pasi ka pjesmarrje të ulët. Në të dy kampet politike ka frikë nga kjo pjesmarrje, të cilën nuk dijnë si ta përkthejnë.

Zgjedhjet në Shqipëri, nisin normalisht, me një minus të lartë në numrit të votuesve, duke qenë se në lista janë përfshirë dhe emigrantët, të cilët duke mbajtur përllogaritur përqindjen e tyre ndaj popullsisë, përbëjnë më shumë se 30 përqind të zgjedhësve.

Procesi i sotëm u hap me probleme të shumta me funksionimin e pajisjeve të instaluara për identifikimin elektronik të votuesve, në pjesë të ndryshme të vendit. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, pasi kishin kaluar më shumë se 2 orë e gjysëm, nga nisja e procesit, u detyruan të urdhëronin që aty ku pajisja nuk funksionon “identifikimi të vijojë me mënyrën tradicionale” shkruan ndër të tjera VOA.

Bëhet fjalë për mbi 500 nga 5213 qendra votimi në të cilat identifikimi elektronik dështoi. Megjithatë, sipas deklarimeve të zotit Celibashi pasdite, “në tërësi procesi po shkon normalisht”.

Teknologjia, këtë herë edhe për votimin dhe numërimin elektronik po zbatohet në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit. Numërimi në pjesën tjetër të vendit do të realizohet manualisht, në 92 qendra të numërimit të ngritura posaçërisht.

Në garë janë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, konkurrojnë rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

Zgjedhjet për pushtetin vendor po ndiqen nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, I kryesuar nga ambasadorja Audry Glover. Një grup prej 24 vëzhguesish afatgjatë kanë ndjekur procesin parazgjedhor që prej 13 prillit. Misioni kishte kërkuar një prani prej 300 vëzhguesish afatshkrutër nga vendet anëtare të OSBE-së, por vetëm afro 165 kanë mbërritur në Shqipëri. Duke përfshirë dhe grupet nga parlamenti europian, asambleja e Këshillit të Europës, apo dhe ambasadat e huaja në vend, llogaritet që numri i vëzhguesve të huaj të jetë prej afro 230 personash.

Procesi u parapri nga një incident në mesnatë, ku është dhunuar kandidati socialist dhe drejtuesi aktual i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, nga persona që dyshohet të jenë mbështetës së opozitës. Zoti Isai deklaroi se njëri prej dhunuesve është dhe anëtar i Komisionit Zonal. Policia ka arrestuar njërin prej agresorëve.

Nën hetim ka përfunduar gjatë ditës dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçvës, Lefter Maliqi, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer 4 persona në një lokal.

Ndërkohë që po shkohet drejt orës së mbylljes ora 19.00, pjesmarrja vazhdon e ulët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME