Demokratët e Kukësit do të zgjedhin këtë të dielë kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet që do mbahen sërish pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Sali Berisha thotë se në Kukës ka një pjesëmarrje masive të votuesve. Ai shkruan më tej në Facebook se fton të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës.
Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës! Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese!