Uncategorized
Shansi për të bërë historinë nga Luiza Gega, sonte finalja e Botërorit në Atletikë
![](https://i0.wp.com/alb365.com/wp-content/uploads/2023/08/Luiza-Gega.jpg?resize=603%2C386&ssl=1)
Sonte në mbrëmje Luiza Gega do të ketë garën finale të Botërorit në atletikë.
34-vjeçarja 4 ditë më parë arriti të siguronte finalen pavarësisht se vuan një dëmtim, që mund ta kushtëzojë në çdo moment. Luiza garon sëbashku me 14 konkurente të tjera në orën 21:05 në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.
Atletja shqiptare rezultatin më të mirë në Botëror ka vendin e pestë, ndërsa sonte sërish nuk është favorite për vendin e parë, por ngjitja në podium do të ishte një rezultat historik.
![](https://i0.wp.com/kohajone.com/wp-content/uploads/2023/08/64eb3eaa0ed61boterori-gega.png?w=708)