Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËRita Ora reagon pas videos virale me flamurin serb

Rita Ora reagon pas videos virale me flamurin serb

Këngëtarja, Rita Ora ka reaguar pas videos virale në mediat sociale, ku ajo shihet me flamurin serb gjatë koncertit në Hungari.

Në një deklaratë për “Klan Kosova”, Ora ka deklaruar se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena. Më tej, Rita thotë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit shqiptar.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME