PSG merr fitoren e radhës në Ligue 1, duke triumfuar 3-0 në transfertën ndaj Nantes.
Messi shërbeu për Mbappe-n që shënoi në minutat 18-të dhe 55-të, kurse golin e tretë për parisienët e shënoi Nuno Mendes në të 68-tën.
Për Parisin fitorja u bë edhe më e lehtë për t’u arritur pas ndëshkimit të Fabios së Nantes me karton të kuq që në minutën e 24-t.
Me këtë fitore PSG ruan vendin e parë me pikë të barabarta me Marseille, por me golaverazh më të mirë.