Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEBerlusconi personazhi më i ri i TikTok

Berlusconi personazhi më i ri i TikTok

Silvio Berlusconi, politikani më i njohur në Itali, i është bashkuar Tik Tok. Ish-kryeministri 85-vjeçar ka pafund mundësi për të përhapur mesazhin e tij, pasi ai zotëron gjigantin mediatik “Mediaset’, si dhe kompaninë më të madhe botuese në vend, “Mondadori”. Por Tik Tok i jep atij një mundësi për t’u angazhuar me një audiencë tjetër më të re.

Në videon e tij të parë dhe deri tani të vetme, ish-kryeministri shpjegon se në këtë platformë janë mbi 5 milionë qytetarë italianë nga ku dhe 60% prej tyre janë nën moshën 30 vjeç.

Në video, Berlusconi thotë se dëshiron të flasë për tema që janë më afër partisë së tij Forza Italia dhe për çështje që shqetësojnë italianët.

Vlen të theksohet se zgjedhjet në Itali do të mbahen më 25 shtator dhe shumë liderë politikë po i bashkohen Tik Tok për të ndarë mesazhet e tyre dhe për t’u bërë thirrje votuesve për të votuar për partitë që ata përfaqësojnë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME