Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa vitaminat që u duhen për një lëkurë të pastër

Ja vitaminat që u duhen për një lëkurë të pastër

Misioni i ushqimit nuk është vetëm të kënaqë shijen, por edhe të na japë energji.

Poo ashtu, ushqimi ka një tjetër mision po aq të rëndësishëm. Ai është pjesë e pandashme e regjimit të kujdesit të lëkurës. Vitaminat kundër plakjes së lëkurës mund të merren shumë mirë nëpërmjet ushqimit, në mëngjes, drekë dhe darkë duke dhënë shkëlqim, hidratim dhe pamje rinore.

Vitamina C
Vitaminës C përveç  rolit të saj në sistemin imunitar,  është shumë e çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

E gjejmë:

Specat (pavarësisht ngjyrës)
Brokoli
Luleshtrydhet
Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.

Doza e nevojshme:

A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokallet që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë?

Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.

Vitamina E

Vitamina E shërben si mbrojtëse e membranës së qelizave. Ajo ruan hyrjet dhe daljet e çdo gjëje në lëkurë.

Kur kombinohet me vitaminën C, vitamina E mbron lëkurën kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultra vjollcë.

Ku mund ta gjeni:

Embrioni i grurit (të cilin mund ta shtoni në lëngjet me proteina, tërshërë, bukë, biskota dhe kos)
Arrorët dhe farat (farat e lulediellit, kikirikët, bajamet)
Avokadot

Doza e nevojshme:

Konsumoni një lugë gjelle me embrion gruri, dy feta avokadoje ose një grusht me arra çdo ditë.

Beta-Karoteni

Beta-karoteni është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Ai transformohet në vitaminë A që është përgjegjëse për riparimin dhe rritjen e qelizave.

Ku mund ta gjeni:

(Perimet dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër)
Karrotat
Kungulli
Pjepri
Pazia
Spinaqi
Kale

Doza e nevojshme:

Ju nevojiten të paktën dy racione në ditë të frutave ose perimeve të lartpërmendura.

Omega-3

Omega-3 janë yndyrna të mira e të shëndetshme që e mbajnë lëkurën të ushqyer, ruajnë integritetin e membranës së qelizave, mbajnë toksinat larg dhe mbrojnë kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.

Ku mund ta gjeni:

Farat e bluara të linit
Arrat
Sardelet ose salmoni i egër, produkte që janë të sigurta dhe më pak të ndotura.

Doza e nevojshme:

Konsumoni 90 deri në 150 gramë peshk nga dy deri në tre herë në javë. Nëse nuk ju pëlqen peshku, atëherë mund të provoni suplementët e Omega-3.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME