AKTUALITETTOP-NEWS

Qeraja e tokave/ Banorët e Marinzës në protestë, Bankers shkel kontratat me ta.

Marinëz – Banorët e Marinzës protestojnë para Bankers: “Do të përshkallëzojmë protestat, deri në bllokimin e puseve”

Banorët e Marinzës kanë protestuar këtë mëngjes para zyrave të administratës së kompanisë Bankers Petroleum, në terren, në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, duke kërkuar pagesën e qirave për tokat e tyre.

Protesta e sotme vjen pas dy protestave të zhvilluara më herët përpara zyrave qendrore të kompanisë në Fier. Banorët shprehen të revoltuar, pasi sipas tyre, Bankers Petroleum nuk ka rënë dakord për pagesën e qirave të tokave sipas marrëveshjeve të mëparshme.

Ata pretendojnë se kompania ka vendosur një vlerë më të ulët të qirasë, me të cilën pronarët e tokave nuk janë dakord.
“Nuk jemi dakord me uljen e qirasë. Kemi dokumente dhe kontrata të nënshkruara, të rëna dakord mes palëve. Kontratat duhet të zbatohen.
Nëse njëra palë nuk e zbaton kontratën, duhet të përgjigjet para ligjit”, shprehen banorët.

Sipas tyre, mosmarrja e pagesave po u krijon vështirësi ekonomike, ndërsa disa prej familjeve kanë edhe shpenzime të konsiderueshme për trajtime dhe probleme shëndetësore.

Banorët paralajmërojnë se protesta nuk do të ndalet me tubimin e sotëm. Ata thonë se, nëse nuk gjendet një zgjidhje për pagesën e qirave, do të përshkallëzojnë protestat, deri në bllokimin e puseve të naftës, me qëllim ndalimin e prodhimit.
“Do të shkojmë deri në fund. Shkallët e protestës do të rriten deri në bllokimin e puseve për të ndalur prodhimin”, deklarojnë ata.

Gjatë protestës, disa prej banorëve kanë përdorur edhe deklarata të forta, duke përmendur si mundësi edhe vendosjen e zjarrit në shenjë revolte.
“Në fund të fundit, jemi në tokat tona dhe nuk na ndalon dot askush”, janë shprehur banorët.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kompania Bankers Petroleum do të reagojë ndaj kërkesave të banorëve dhe nëse palët do të ulen në një tryezë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e qirave të tokave në zonën naftëmbajtëse të Marinzës.

Protestuesit paralajmërojnë se, në mungesë të një marrëveshjeje, protestat do të vijojnë dhe mund të përshkallëzohen në ditët në vijim.

Pas nje takimi 10 minutesh perfaqesia e banoreve nuk mori asnje pergjigje konkrete per kerkesat e tyre. Aleksander Profka ka pohuar per mediat se perfaqesuesit e kompanise jane justifikuar me shpenzimet e medha qe ka Bankers. Ne keto kushte banoret do te vljojne bllokimin e aktivitetit ne disa sheshe te vendburimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button