Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËRama konfirmon Subashin për një mandate të tretë, klanit Petros në PS...

Rama konfirmon Subashin për një mandate të tretë, klanit Petros në PS i “qep” gojën.

Kryeministri Edi Rama teksa zgjodhi të vizitojë e takojë fierakët këtë fundjavë ka patur në krah përveç drejtuesit politik të qarkut Taulant Ballën edhe kryebashkiakun në detyrë Armando Subashin, si dhe një pjesë të mirë të deputetëve të këtij qarku. Ai jo vetëm ka lënë të nënkuptohet se Subashi do të jetë kandidatura e socialsitëve fierakë për një mandat të tretë në krye të bashkisë Fier, por duke e pohuar në hapur në biseda këtë vendim teksa ka lëvizur sa në një zonë në tjetrën për gjatë gjithë kësaj vizite.

Diskutimet, bisedat, shkëmbimi i mendimeve mes tyre ka lënë të kuptohet qartë se Armando Subashi tashmë e ka fitur besimin e Kryeministrit për ta kandiduar për herë të tretë për kreun e bashkisë Fier, por nga ana tjetër ka “fikur” zërat e klaneve brenda kësaj force politike se Subashi nuk do të rikandidojë për Qytetarin e Parë të Fierit.

Tashmë ka ikur koha që të flitet nën zë apo si thotë populli pësh – pëshet e koridoreve , por të hapur, që edhe në PS-në Fier ekzistojnë mendimet ndryshe ose si quhen (klane) dhe aq më tepër kur flitet për poste kyçe. “Shqiponja dy krerëshe” e PS dega Fier tashmë “njërën kokë e ka pak të ulur” sepse nuk u plotësua dëshira që të shmangnin Subashin nga kandidatura kryesore për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Fier dhe këtë gjë ua qartësojë Edi Rama në vizitën e sotme në Fier. Në një farë mënyre mësohet ti ketë thënë “kokës tjetër” që juve po u lë të propozoni që të zgjidhni kandidatët për bashkitë Patos dhe Roskovec.

Pse?

U fol se edhe kryetarja aktuale e bashkisë Roskovecit do të rikandidojë për një mandat të tretë, por “lufta e brrylave” ka bërë që klani tjetër ka disa kohë që ka nisur punën për të paraqitur një kandidaturë dinjitoze për këtë bashki si është ajo e ish deputetit të PS nga kjo zonë Anduel Xhindi. Lidhjet miqsore të deputetit të zonës Baftjar Zeqo me babain e Anduelit të ndjerin Fatmir Xhindi nga njëra anë por edhe “borxhi” që kjo forcë politike i ka pasi nuk e rikandidoi për deputet ka ngjallur ambieciet por edhe luftën që Rama ti thojë stop Maljinda Bufit me dy mandate dhe të vendosi për kandidat Anduel Xhindin.

Pse Anduel Xhindin dhe jo Maljinda Bufin?!

Grupi që po e propozon mësoet se i ka thënë Ramës se familja Xhindi ka një popullaritet të madh në këtë zonë pasi si Andueli, dhe babai i tij për shumë vite deputet të kësaj zone kanë kryer ndere që në një farë mënyre i duan pas. Deputeti i zonës Baftjar Zeqo gjatë gjithë kohës që ka qënë në krye të bashkisë Fier zëvendësin e tij inxhinjerin gjeolog Flamur Maton e solli nga Italia. Edhe kur la postin  drejtorit të kompanisë naftës Albpetrol se u bë deputet kreun e kësaj kompanie rekomandoi njeriun etij të besuar Flamur Mato i cili edhe ky ardhjen e  tij e ka nga Roskoveci pa llogaritur këtu elektoratin e majtë të kësaj zone po edhe nderet që kanë kryer gjithashtu në zonën e tyre elektorale.

Por ky grup e ka marr lehtë me Majlinda Bufin, dy mandate në krye të kësaj bashkie dhe pretendon mandatin e tretë. Sipas informacioneve kryebashkiakia aktuale mardhëniet me juristin që është shumë pranë Ramës , Ëngjëll Agaçin i ka shumë të mira kështu që duke llogaritur elektoratin e majtë, investimet e kryera dhe nderet e bëra Majlinda Bufi e ka më të lehtë sesa Anduel Xhindi, gjithmonë nëse do diskutohen këto dy kandidatura dhe vihen në “peshoren” e kryesocialistit.

Për bashkinë e Patosit dihet që tre herë kryebashkiakia Rajmonda Balili do i thojë bye bye Patosit sepse edhe vet kryesocialsiti Rama e ka deklaruar që nuk ka më shumë se 3 mandate në krye të institucionit të bashkive. Dhe në këtë rast klani brenda PS në Fier i Petro Koçit po luftonë që të gjejë një figurë që ta vendosin kandiat për kryebashkiak dhe ky mundë të jetë dhe Maks Goga për shkak se pavarësisht ka prejardhjen nga Roskoveci për dhjetra vite ka punuar e jetuar në Patos pa thënë këtu që edhe lidhjet politike të tij të hershme janë me Koço Kokëdhimën, Baftjar Zeqon etj, por le tia lëm kohës.

Tashmë njëra palë e PS në Fier e “mblodhi” mëndej dhe e ka shumë të qart se Armando Subashi është drej rikandidimit për një mandat të tretë në krye të bashkisë Fier, ndërsa grupimi tjetër e PS që ka Petro Koçin i mbetet vetëm ti nënshtrohet vullnetit të kryesocialistit Rama që të mbështesin Armando Subashin për një mandat të tretë në krye të bashkisë Fier, dhe kur mbarojnë takimet apo mbledhjet partiake të mos anashkalojnë kafetë e përbashkëta duke thënë se “kam lënë një takim”./ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME