AKTUALITET
Rama lë selinë e PS në duart e disa anonimëve/ Askush nuk i del për zot kur afrohen studentët

Prej disa ditësh një grup personash të “armatosur” me shkopinj po qëndrojnë brenda në selinë e Partisë Socialiste për ta mbrojtur nga çdo sulm i papritur. Amaneti për ta mbrojtur selinë është dhënë direkt nga kryeministri Edi Rama që këtë mision ia ka besuar Rigers Sheqerit, kreut të INUK.
Por në momentin që studentët janë afruar këtë të dielë tek selia e PS, ata janë ndalur dhe kanë qëlluar disa herë me gurë. Për disa minuta selia ishte nën breshërinë e gurëve dhe pllakve që ishin shkuluar nga rruga e Durrësit, por asnjë nga ata që ishin brenda nuk doli për ta ndalur këtë sulm.







