Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka vlerësuar rolin e tij në Ballkanin perëndimor. Rama tha se procesi i integrimit në Bashkimin Europian, nuk do duhet të pengojë ribashkimin e Europës.
“Sa herë unë gjendem në një situatë si kjo, e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e Jashtme të fjalimet e mia dhe them i kënaqur. Sot dëshiroj që të them me plot gojën që jam i lumtur që jam në krah të presidentit të Francës, jo në Paris, jo në Bruksel por në Tiranë. Kjo vizitë është shumë më tepër sesa një vizitë formale, është një vizitë miqësore dhe është një vizitë angazhimi për ta thelluar më tej një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë.
T’u japim vendeve ë Ballkanit Perëndimor, mundësinë e Bashkimit me Europën. Procesi i integrimit në këndvështrimin tij duhet të vazhdojë në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për ankth dhe pasiguri në raport me vendet tona. Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Presidenti do të ndërtojë dy binarë të një treni, vendet do bëjnë detyrat e shtëpisë dhe BE-ja duhet të reformohet sëbrendshmi”, u shpreh Rama.
Rama gjithashtu ka falenderuar qeverinë franceze për praninë e 80 mijë turistëve francezë si dhe për bashkëpunimin në luftën kundër kriminalitetit dhe emigracionit të jashtëligjshëm.
“Prania më e madhe e turistëve është një arsye se në këtë angazhim se baza e njohjes dhe lidhjes së ndërsjellët po fuqizohet ditë pas ditë nga njerëzit. Shqipëria më herët bëhej lajm në botë për arsye të gabuara. Sot që 80 mijë francëzë vijnë në Shqipëri për pushime është një lajm shumë i mirë. Për këtë unë dua të falënderoj presidentin dhe qeverinë franceze që janë treguar të duruar në proceisn e vështirë që kemi bërë kundër kriminalitetit dhe emigracionit të jashtëligjshëm. Kemi bashkëpunuar edhe për sigurinë.”, shtoi Rama.