OP/ AN
RAMA!

Nga Mevlan Shanaj
Ke vendosur jo pushtet absolut, por DIKTATURË!
Pse u katandise në këtë derexhe, vetëm për një mut karrigeje pushteti?!
Përqendrohu të paktën një minutë dhe shiko çfarë po ndodh në Tiranë! A nuk sheh çfarë po ndodh para syve të tu? Apo nuk dëgjon më zërin e njerëzve?
A nuk ka më asnjë rëndësi për ty jeta e këtyre njerëzve, e të rinjve që protestojnë, por edhe e vetë policëve?
Rama, pushteti nuk mund të jetë më i rëndësishëm se jeta e njeriut!
E nise rrugën me premtime për mirë. Por dështove. Pushteti të largoi nga njerëzit dhe të verboi përballë realitetit.
Tërhiqu!
Ka ardhur koha të ndalesh. Pranoje dështimin dhe mos e ço vendin drejt një përplasjeje edhe më të rëndë.
STOP! DERI KËTU!











