Të ngelësh pa “kokërr leku” në mes të Londrës duhet të jetë një ndjesi aspak e mirë! Epo në këtë rast solidarizohemi të gjithë me Ronela Hajatin, e cila është vjedhur në mes të kryeqytetit anglez.
Me anë të një videoje në Instagram, teksa ka shfaqur një foto ku duket e buzëqeshur, këngëtarja dëgjohet të thotë:
“Kjo është një foto imja e lumtur para se të më vidhnin portofolin tek kjo çanta. Fotoja ime e fundit e lumtur. Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm 4 paund. Pres shumë lekë nga ju shqiptarët e mi të m’i sillin,”shton ajo duke qeshur.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Ronela ka performuar për herë të parë në Angli përpara një audience jo shqiptare.