AKTUALITET

Rreth 20 të rinj protestojnë kundër Ramës në ditën e festës, largohen pas 30 minutash

Fier – Rreth 20 të rinj kanë protestuar në sheshin qendror të qytetit më 15 tetor, ndërsa shkollat dhe bashkia kishin organizuar aktivitete festive me rastin e kësaj dite që ëahtë dita e çlirimit të qytetit.

Të rinjtë kanë marshuar përgjatë bulevardit kryesor, duke hedhur parulla kundër kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Rama ik!”. Më pas, ata janë ndalur në sheshin qendror të qytetit, ku shkollat kishin ekspozuar punimet e nxënësve.

Protesta ka zgjatur rreth 30 minuta. Në mungesë të një mbështetjeje të dukshme nga qytetarët apo bashkëmoshatarët e tyre, të rinjtë janë larguar, duke paralajmëruar se do të rikthehen më vonë, të shoqëruar edhe nga të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button