Saturday, November 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËRRUGAÇË DERI NË DHIMBJE, VULGARË DERI NË DËSHPËRIM

RRUGAÇË DERI NË DHIMBJE, VULGARË DERI NË DËSHPËRIM

Nga Elona Caslli – Kushdo që përballet me përmbajtjen e tenderit të hapur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, do ta ketë të vështirë të besojë atë çka shkruhet e zeza mbi të bardhë.

Përmbajtja e tenderit e përkthyer në fjali qëndron te fakti që punonjëset e këtij institucioni mbështeten të marrin kujdesin shëndetësor në sistemin privat dhe jo atë publik.

Fjala bie, nëse unë punoj në këtë institucion shtetëror dhe kam një problem shëndetësor, institucioni më mbështet që kujdesin shëndetësor ta marr në një spital privat se sistemi publik i përket shumicës së të tepërve që janë taksapaguesit shqiptarë.

Lind pyetja; Sigurimet shëndetësore për çfarë paguhen?!

Nëse unë do të punoja tek Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe do të doja një hundë më të bukur, buzë më trasha apo veshë më të rregullt, ndërmarrja e Skerdi Drenovës që mbahet nga paratë e shqiptarëve ma mundëson këtë.

Nuk kam nevojë të nxjerr një qindarkë nga portofoli, pasi pronari i institucionit hap një tender dhe nga një ditë në tjetrën, unë zgjedh trajtimin më të mirë dhe gdhihem një Yll instagrami.

Pasi të jem gdhirë një Yll instagrami, marr qindra pëlqime në profilin tim dhe komente të llojit- Yll. Fotomodele revistash. Si ty nuk ka”
dhe jeta merr tjetër kuptim.

Ndërkohë që në katër ditët e fundit kanë varur
veten në pemë dy shqiptarë se Sekti Rilindas i kishte dënuar me errësirë, në një nga spitalet private të vendit, në një krevat të rehatshëm dhe të ngrohtë do të kemi ndonjë zonjë që pret ndërhyrjen e radhës, për t’u kthyer në një Yll Instagrami me paratë e shqiptarëve.

Post Scriptum- OKB-ja sipas një raporti citon se 32% e shqiptarëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë.

Elona Caslli

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME