POLITIKË

Salianji nga Elbasani/ Të gjithë për të marrë pjesë në protestën e 22 dhjetorit

Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit.

“Në datë 22 dhjetor e gjithë energjia e kësaj salle duhet të përplaset përpara mureve të Kryeministrisë. Pavarësisht rrënimit moral dhe etik të qeverisë ajo rri në pushtet sepse ne nuk kemi fuqi ta rrëzojmë. Miq, Trump shpalli datën 2 dhe 8 dhjetor javën antikomunizëm, ndërkohë në Shqipëri nuk kemi një datë për të kujtuar viktimat e komunizmit, për pronat e grabitura, shqiptarët që janë detyruar të largohen nga vend.

Një shoqëri që nuk përballet me të shkuarën, sjell të njëjtat emra. Mentaliteti që sheh qytetarin si subjekt dhe jo sovran. Protesta duhet të jetë një zgjim, një mesazh për një qeveri që nuk e sheh dhe mbron pronën, familjen, nuk e mbron lirinë individuale”, u shpreh Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button