Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËSEKRETARIA E PARTISË SË RAMËS

SEKRETARIA E PARTISË SË RAMËS

Nga Myslim Murrizi

Është shumë e vërtetë që zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA-së, nuk fitohen kurrë edhe po të hash barin që Ambasadorja ju jep si “ushqim” opozitarëve.

Zgjedhjet nuk fitohen kurrë nëse hesht nga frika dhe pranon si kryetar opozite një vemje pse thotë Ambasadorja.

Zgjedhjet nuk fitohen kurrë me “opozitën” që njeh dhe pëlqen Ambasadorja që nga 61 bashki gjeti kandidat vetëm ne 14 bashki, dhe në këto bashki shumë kandidat ia ka dhëne pushteti.

Zgjedhjet nuk fitohen kurrë me një grusht vemjesh që ngjajnë si minj ambasadash por që nuk i takon, nuk i respekton dhe nuk i voton askush, sepse kanë ardhur në politikë e Parlament me pagesë ose me lëpirje dhe kanë 2 vjet që nuk guxojnë të takojnë qoftë edhe një votues të tyre.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse pranon si i tredhur heshtjen e Ambasadores për aferat korruptive të qeverisë.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse nuk jua thua Shqiptarëve që Ambasadorja është palë me qeverinë, hesht për çdo vjedhje të qeverisë dhe sulmon opozitën.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurrë nëse nuk reagon kundra pagesës se Ramës ndaj McGonigall për të vrarë opozitën.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë kur shef që Ambasadorja pagëzon vjedhjen e 70 milionë eurove të taksave të Shqiptarëve nëpërmjet dy anijeve rrangalle të Bangladeshit që nuk punojnë e nuk ndizen dhe marrin çdo ditë nga 90 mijë euro.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë duke pranuar heshtjen e Ambasadores për 430 milionë euro të inceneratoreve, dhe heshtjes së saj për vjedhjen nga Velija dhe Rama të 90 mijë eurove në ditë tek “inceneratori” i Tiranës kur nuk ekziston dhe përfituesit formal të kësaj shumë janë tre persona të shpallur në kërkim nga drejtësia.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë kur pranon që Ambasadorja lufton hapur opozitën dhe mbron hapur qeverinë në kundërshtim me vetë raportet vjetore të departamentit të Shtetit Amerikan që thonë korrupsioni është galopant dhe i shtrirë në çdo qelizë të qeverisjes në mënyrë kapilare.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse pranon që Ambasadorja sillet në Shqipëri siç nuk mund të sillej kurrë në asnjë vend tjetër anëtare i NATO-s.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse ne qeshim siç qesh Ambasadorja kur Rama i thotë sekretare partie apo kur tallet e i thotë që në marrëdhëniet me SHBA ka ndikuar shumë diktatori Hoxha

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurrë nëse pranon heshtjen e Ambasadores kur Rama nuk pyet dhe emëron në krye të Shërbimit Informativ një nga Kosova të shkarkuar nga Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës për hije dyshimi se i shërbente Vuçiçit.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë ama nëse opozita duartroket reformën në drejtësi kur kalojnë vetingun të gjithë ish-xhelatët e sigurimit dhe largohen të gjithë magjistratët, sepse Ambasadorja hesht kur vetingun e komandon qeveri sipas preferencave politike, dhe në organet e vetingut janë zgjedhur plehrat e shoqërisë Shqiptare 4 nga te cilët janë dënuar ose marrë të pandehur si hajdut e mashtrues.

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë nëse pranon që Ambasadorja ka 3 vjet qe pi kafe dy herë në javë me një ish-komunist dhe ish-hetues të diktaturës që u emërua nga Ambasadorja ne krye të SPAK-ut dhe për 3 vjet nuk foli kurrë por veç belbëzoi nëpër dhëmbë si kërmill, e nuk guxoi të kapte asnjë peshk të madh por u mor me fshatin e një autokombajeri

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurrë kur hesht ndaj heshtjes së Ambasadores ndaj pastrimit te parave të pista me një projekt korruptiv të portit të Durrësit

Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurrë nëse pranon si vemje çdo flirt të Ambasadores me qeverinë për hatër të një servilizmi te pështirë hipokrit pse Ambasadorja është e SHBA, sepse edhe në SHBA ka hajdut, ka mashtrues, ka hipokrit, ka abuzues dhe pushteti ka përfitues nga pushteti si McGonigalli e plot të tille, se po te ishte ndryshe atëherë nuk ka pse të kishte në SHBA institucione që gjurmojnë, ndjekin, hetojnë dhe dënojnë shkelës të ligjit

Që të të respektojnë dhe të të mos “sulmojnë” duhet të sillesh si AMBASADORE pavarësisht se i kujt Shteti je, qoftë ky edhe i SHBA, e jo si avokat i pisllëqeve, maskarallëqeve dhe hajdutllëqeve të qeverisë, kushdo forcë politike qoftë në qeveri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME