Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLESHOQËRIA SEKRETE E MASONËVE NË SHQIPËRI?

SHOQËRIA SEKRETE E MASONËVE NË SHQIPËRI?

Drejtuesit e shoqërisë sekrete “GODF” të Francës shpallin se do të krijojnë edhe në Shqipëri vëllazërinë e simboleve të ndërtimit, filozofia e masonërisë për të cilën flitet edhe në “Kodin Da Vinçi”

TIRANË – Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në “Kodin Da Vinçi”, përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga “Grand Orient de France”, një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike. Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtëshoqëri “sekrete” ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të “Grand Orient” të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, “vëllazëri kombëtare”. Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.

Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç’ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet. Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.

SHOQËRIA MASONIKE

Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve. Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral. Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t’i përcjellin këto vlera tek të tjerët. E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria “Franc-Maçonnerie” është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.

SI TË BËHESH MASON?

Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t’u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj. (Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër… Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në”France Culture”, por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e ‘Grand Orient de France’ të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë “sekrete” shqiptare të masonëve.

SHOQËRIA E VEGLAVE TË NDËRTIMIT

“Grand Orient de France” është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë. Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë. Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik. Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes. “Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas ‘Grand Orient”. Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: “Liberté, Egalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vëllazëri). Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.

ORIGJINA LEGJENDARE

Edhe pse të ashtuquajturat “llozha” të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së “parë”) ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliëell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.

Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

prof. Eroll Veliu

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME