Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKokaina në Fier/ “Frikë” mes vëllezërve Çervanaku

Kokaina në Fier/ “Frikë” mes vëllezërve Çervanaku

Zbulohen detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg køkainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e parë e dokumentarit të “Në shënjestër’:

Po ndërkohë që Denilsoni dhe e fejuara e tij shprehnin gëzimin se më në fund gjithçka po u ecte mbarë, në krahun tjetër babai i tij Viktor Çervanaku, i cili rezulton siç thamë të jetë pritësi i ngarkesës, kapet në bisedë me vëllain e tij, Zenelin.

Ku në komunikimin e përgjuar me të, më datë 27 shtator 2022, Viktori i kujton këtij të fundit se duhet të ketë shumë kujdes për ngarkesën që të mos dëmtohet pas shiut të madh që kishte rënë në këtë datë në Frakull të Madhe, aty ku tashmë malli ndodhej që nga 23 shtatori.

Madje duke i kujtuar që ta ruajë mallin si ‘sytë e ballit’.

Përgjim 27 Shtator 2022 

Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.

V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe shihe si sytë e ballit ore!!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME